Sport
River Plate fiton titullin në Argjentinë, tri javë para fundit të kampionatit
Demokracia
14:40 | 26 Nëntor 2021

Share:

River Plate  është shpallur kampione e Argjentinës me 52 pikë të grumbulluara në 22 javë kampionat.

“Los Millinarios” fituan zyrtarisht titullin 37-të kampion në historinë e klubit tre javë para fundit të sezonit. Për të ngritur trofeun në vitin e 120-vjetorit të themelimit të klubit para tifozerisë së vet, River Plejti ia doli të mposhte me rezultatin e thellë 4-0 Racing Club në Buenos Aires.

Një ndeshje e dominuar ku protagonist u bë talenti i shumëkërkuar europian Julian Alavarez që shënoi golin e tij të 17-të në kampionat ku numëron edhe 5 asiste.

Në një sezon ku rivalët e Boca Juniors, ekipet me më shumë emër në Argjentinë si Estudiantes, Independiente, Lanus kanë pasur shumë luhatje në rezultate, ndërsa River Plate nuk kishte rivalë duke triumfuar në garë për titull kampion, trofe që nuk e fitonte që prej vitit 2014. /Demokracia.com

Të ngjashme