Sport
Veteranët e Kosovës udhëtojnë në Durrës, të dielën ndeshja me Shqipërinë për nder të 28 Nëntorit
Demokracia
14:04 | 26 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e veteranëve të Kosovës në futboll ka udhëtuar sot drejt Durrësit, ku do të luajë ndeshjen kundër Kombëtares së veteranëve të Shqipërisë.

Pjesë e ekspeditës është edhe presidenti i FFK-së  Ademi.

Kjo përballje e vëllezërve do të zhvillohet në kuadër të festimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Ndeshja zhvillohet të dielën në orën 11:30. /Demokracia.com

Të ngjashme