Kombëtarja e Shqipërisë në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje “turpëruese” në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023.
Vashat shqiptare u mposhtë 0-7 nga Kombëtarja e Norvegjisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, përcjell Demokracia.com.
Norvegjezët shënuan golin e parë në minutën e 23-të dhe vazhduan me gola të tjerë deri në fund.
Shqipëria renditet e pesta në grup me 4 pikë, sa i ka edhe Kosova në vend të katërt.
Norvegjia kryeson me 13 pikë, derisa Polonia i ka 11. Belgjika pozicionohet e treta me 10 pikë. /Demokracia.com