Skuadra sllovene, Mura ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes në Ligën e Evropës, duke e mposhtur Tottenham Hotspur.
Mura fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 kundër “Spurs”, duke ia shkaktuar edhe humbjen e parë trajnerit, Antonio Conte që nga emërimi i tij, shkruan Demokracia.com.
Mura kaloi fillimisht në epërsi falë një eurogoli të Horvat që realizoi nga një kënd shumë i vështirë (11′).
Gjërat për Tottenham u vështirësuan kur Sessegnon u ndëshkua me të kuq pas dy kartonëve të verdhë.
Ishte sulmuesi Harry Kane që ktheu në lojë skuadrën londineze me një gol të bukur (72′).
Kur mendohej se Spurs do përmbysin, Mura ia doli sërish të shënoi dhe arkëtoi pikët e plota falë Marossa (90+4).
Me këtë humbje, Tottenham renditët e treta në grupin G me shtatë pikë, derisa Mura në fund me tre sosh. /Demokracia.com