Turizmi dhe kultura kanë qenë dy segmentet që sot kanë përshkuar aktivitetet e Republikës së Kosovës në “Expo 2020 Dubai”.
Një prezantim për potencialet turistike të Kosovës i realizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës, në prezencë të disa nga subjektet hoteliere anëtarë të UTK, si dhe përfaqësuesit e institucioneve respektive është pasuar nga një koncert i muzikës qytetare tradicionale shqiptare nën emërtimin “Nëntori i dytë”, më përformacën e jashtëzakonshme të solo këngëtares Albana Bilalli, kitaristit Astrit Stafai dhe çellistit Adorel Haxhiaj.