Sport
Vashat e Kosovës nuk ia dalin ndaj Polonisë, pësojnë humbje në “Fadil Vokrri”
Demokracia
18:31 | 25 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje nga Polonia.

Vashat kosovare u mposhtën 1-2 nga Kombëtarja e Polonisë në stadiumin “Fadil Vokrri”,  në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023, shkruan Demokracia.com.

Liridona Syla kaloi ”Dardanet” fillimishit në epërsi në minutën e katërt, teksa Karolina Gec dhe Martyna Ëiankoëska shënuan për fitoren e polakeve, në minutat 18 dhe 35.

Kosova mbetet me katër pikë pas pesë ndeshjeve në Grupin F, me bilanc prej tri humbjeve, një barazimi dhe një fitore. Kosova renditet e parafundit (e pesta) në këtë grup.

Kurse, Polonia është lidere e grupit me 11 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme