Llapi ka shënuar fitore të madhe në kuadër të xhiros së 15-të kampionale në Superligë ndaj Drenicës në udhëtim.
“Bardhekaltrit” triumfuan 3-5 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes deklaroi se në pjesën e dytë faktori që bëri të festojnë në fund ishte pjesa taktike.
“E kemi ditur se nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Mi shënu pesë gola në Drenicë mendoj se kjo tregon karakterin e skuadrës. Ju kemi qasur lojës në mënyrën më të mirë të mundshme. Pranuam gol në pjesën e parë, por nuk u dorëzuam. Pjesa e dytë, pjesa taktike erdhi në funksion që ta fitojmë ndeshjen. Desha t’i jap hapësirë të gjithë lojtarëve pasi kishim shënuar edhe golin e pestë. Kemi mundur të mos pranojmë dy gola në pjesën e dytë, por humbi koncentrimi pas pesë golave. Këta djem duhet të vlersohen lart. Duhet të punojmë të mos pranojmë gola të tillë”, tha Batatina për Art Sport.
Batatina pohoi se synim i Llapit është dalja në Evropë.
“Nuk e kemi synim me çdo kush të bëhemi kampion. Llapit i intereson të dalë në Evropë edhe me qenë stabil në pjesën e epërme të tabelës. Fitoren ia dedikoj tifozëve “Legjendave” që kanë udhëtuar sot”, shtoi ai. /Demokracia.com