Lazio sonte do ta zhvillojë ndeshjen e radhës së kuadër të Grupit E në Ligën e Evropës.
Skuadra nga kryeqendra italiane do të përballet në udhëtim te Lokomotiva e Moskës, shkruan Demokracia.com.
Fitorja për lacianët është e domosdoshme, ngase mund të rrezikojnë seriozisht moskalimin e grupit.
Nga minuta e parë për Lazion do të startojë mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysa dhe “gardiani”, Thomas Strakosha.
Ndërsa, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ndonëse u prit të jetë titullar, do ta nis takimin nga banka rezervë.
Ndeshja në Moskë nis nga ora 18:45.
Formacionet zyrtare:
Lokomotiva: Khudiakov, Jedvaj, Nenakhov, Murilo, Rybus, Maradishvili, Barinov, Beka Beka, Rybchinskii, Lisaovich, Komana.
Lazio: Strakosha, Hysaj, Acerbi, Felipe, Patric, Basic, Leiva, Alberto, Zaccagni, Anderson, Immobile. /Demokracia.com