Sport
Arrihet marrëveshja mes palëve, ky pritet të emërohet trajner i ri i Man Unitedit
Demokracia
16:48 | 25 Nëntor 2021

Share:

Gjiganti anglez, Manchester United duket se ka gjetur zëvendësuesin e Ole Gunnar Solskjaer.

Vetëm pak ditë më parë, Manchester United ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Soslkjaer pas rezultateve të dobëta së fundmi.

Drejtmin e skuadrës përkohësisht e morri ndihmësi i Solskjaer, Michael Carrick që udhëhoqi skuadrën në fitoren 0-2 ndaj Villarrealit.

Sipas ‘The Atheltic’, “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshje me Ralf Ragnick që pritet ta marrë stolin e trajnerit të United.

Ragnick do të emërohet kryetrajner i gjigantit anglez me kontratë deri në fund të edicionit.

Ragnick në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Hannover, Schalke, Hoffenheim dhe RB Leipzig.

63-vjeçari do të nënshkruajë kontratë gjashtë mujore me klubin, më pas për dy vite të tjera do të ketë një rol konsulent./Demokracia.com

Të ngjashme