Sport
Dabiqaj “heroi” i derbit: Ky ishte goli i tij dhe festa e madhe e “Skifterave”
Demokracia
16:13 | 25 Nëntor 2021

Share:

Gjilani e ka fituar derbin më të madh në Kosovë atë kundër Dritës me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm e që doli të jetë i fitores për “kuqebardhët” e realizoi mesfushori, Albert Dabiqaj, shkruan Demokracia.com.

Dabiqaj u harrua tërësisht nga mbrojtja e “bardhekaltërve” në krahun e djathtë dhe me një goditje të saktë e “detyroi” Faton Malokun ta nxjerrë topin nga porta e tij.

Pas golit, Dabiqaj zgjodhi tifozët “Skifterat” ta festonte golin me ta.

Më poshtë mund ta shikoni golin e Dabiqajt dhe festën e “Skifterave”. /Demokracia.com

Të ngjashme