Sport
Derbi i Anamoravës u zhvillua sot: Kryetari i ri i komunës u premton stadiumin me standarde të FIFA-s dhe UEFA-s tifozëve
Demokracia
16:00 | 25 Nëntor 2021

Share:

Gjilani e ka fituar derbin më të madh në Kosovë atë kundër Dritës me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm e që doli të jetë i fitores për “kuqebardhët” e realizoi mesfushori, Albert Dabiqaj, shkruan Demokracia.com.

Për derbin e zhvilluar në Gjilan ka reaguar edhe kryetari i ri i kësaj komune, Alban Hyseni.

Hyseni përmes llogarisë së tij në Facebook u ka premtuar dy grupeve të tifozëve se stadiumi i qytetit të ardhmen do të jetë me standarde të FIFA-s dhe UEFA-s.

“Sot u zhvillua derbi lokal në superligën e Kosovës në futball ndërmjet Gjilanit dhe Dritës. Loja e bukur në fushë dhe atmosfera në tribuna, këtë derbi e bëjnë më të veçant”.

“Në një stadium si ky, pa plotësimin e asnjë kushti, nuk do të zhvillohet më një derbi i këtij niveli. Intelektualët dhe Skifterat do ta kenë shtëpin e tyre me standarde të FIFA’s dhe UEFA’s”, ka shkruar Hyseni. /Demokracia.com

Të ngjashme