Sport
Gjilani i pandalshëm triumfon edhe në derbin e madh ndaj Dritës
Demokracia
15:00 | 25 Nëntor 2021

Share:

Gjilani duket se po i kalon momentet më të mira në këtë kampionat.

Skuadra e Ismet Munishit, ka arritur të triumfoi edhe në derbin e madh duke e mposhtur Dritën me rezultat 1:0 me golin e vetëm të shënuar nga Dabiqaj, shkruan Demokracia.com.

Me këtë fitore, Gjilani e ruan pozitën e parë në tabelë, derisa Drita mbetet e treta. Një fitore spektakolare e ka shënuar Llapi që e ka mposhtur Drenicën me përmbysje.

Në pjesën e parë Drenica, ishte që triumfonte me rezultat 1:0, por në 45 minutëshin e dytë gjithçka foli për skuadrën e trajnerit Tahir Batatina i cili triumfoi me rezultat 3:5.

Një fitore të sigurt e ka shënuar Ballkani që e ka mposhtur Malishevën me rezultat 2:0 për t’u rikthyer në pozitën e dytë në tabelë. /Demokracia.com

Të ngjashme