Kanë përfunduar 45 minutat e pjesëve të para në tri ndeshjet e javës së 15-të në Superligës së Kosovës në futboll të cilat po zhvillohen sot, shkruan Demokracia.com.
E gjithë vëmendja është në Gjilan aty ku po zhvillohet derbi i Anamoravës ndërmjet Gjilanit e Dritës. Pas fraksionit të parë rrjetat kanë mbetur të qeta, duke mos u shënuar asnjë gol.
Në takimin tjetër që po luhet në Skenderaj, Drenica po udhëheq me rezultat 1:0 ndaj Llapit, derisa pa gola ka përfunduar pjesa e parë në sfidën Ballkani – Malisheva që po luhet në Suharekë. /Demokracia.com