Interi është shumë afër kualifikimit në raundin e 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.
Kjo pasi “Neurazzurët” triumfuan në ndeshjen e xhiros së pestë në fazën e grupeve kundër Shakhtar Donetskut me rezultat të pastër 2-0, shkruan Demokracia.com.
Heroi i “zikaltërve” ishte sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko që kontribuoi me dy gola.
Bosnjaku hapi serinë e golave në minutën e 61-të të takimit.
Ndërsa për golin e dytë u deshën vetëm gjashtë minuta më vonë për t’ia dhuruar fitoren skuadrës italiane.
Interi ndodhet në vendin e parë në Grupin D me dhjetë pikë, ndërsa ukrainasit tashmë janë të fundit me vetëm një pikë. /Demokracia.com