Snowborderi i njohur slloven, Marko Grilc, ka humbur jetën në moshën 38-vjeçare.
Siç raportojnë mediat austriake, ai vdiq në një aksident teksa përgatitej për të xhiruar një film në një resort turistik në Solden të Austrisë, atje ku ka goditur një shkëmb të mbuluar me borë.
Marko Grilc ishte një nga snowborderët më të njohur sllovenë të të gjitha kohërave.
Për vite me radhë, Grilc ka promovuar edhe Kosovën dhe shtigjet e saj të skijimit.
Ai ka lënë pas gruan e tij Nina, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë, dhe dy fëmijë të vegjël. /Demokracia.com