Bayern Munich ka njoftuar se futbollisti, Choupo Moting është infektuar me COVID-19.
“Bavarezët” njoftuan se Moting rezultoi pozitiv me COVID-19 në testet e kryera sot (e mërkurë), shkruan Demokracia.com.
Moting ndodhet në izolim dhe është në konsultim me drejtorinë përgjegjëse të shëndetësisë.
“Eric Maxim Choupo-Moting ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lojtari ofensiv i FC Bayern është në konsultim me drejtorinë përgjegjëse të shëndetësisë dhe ndodhet në izolim, ai po bën mirë në këto rrethana”, thuhet në njoftimin e klubit. /Demokracia.com
Eric Maxim Choupo-Moting ist positiv auf das Coronavirus getestet worden.
— FC Bayern München (@FCBayern) November 24, 2021