Sport
Skitari kosovar po përgatitet në Austri për Olimpiadën dimërore
Demokracia
11:56 | 24 Nëntor 2021

Share:

Skitari kosovar Albin Tahiri ndodhet në qendrën skitare në Molltal Glacier të Austrisë, ku po i vazhdon përgatitjet për garat e ardhshme ndërkombëtare para Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, transmeton Demokracia.com.

Skitari ynë në Austri po përgatitet për disiplinat e sllallomit të madh dhe super sllallomit të madh.

“Shpenzimet e përgatitjeve të Tahirit, që njëherit është edhe bursist për LOD Pekini 2022, po mbulohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Pikërisht në Austri, Tahiri pritet të nis edicionin e ri të garave në fillim të muajit dhjetor, nëse garat e planifikuara mbahen sipas planprogramit, shkaku i pandemisë Covid 19.

Deri më tani, Albini ka plotësuar kriteret për normë olimpike në katër disiplina të skijimit alpin: lëshim, kombinim alpin, sllallom të madh dhe sllallom. I ka mbetur vetëm edhe super sllallomi i madh.

LOD Pekini 2022 mbahet prej 4 – 20 shkurt 2022 në Pekin të Kinës.

I urojmë fat dhe suksese skitarit tonë”, ka shkruar KOK-u. /Demokracia.com

Të ngjashme