Sergio Ramos është grumbulluar me skuadrën e PSG-së për herë të parë që kur iu bashku klubit në verë dhe mund të debutojë sot kundër Manchester Cityt në Champions.
Spanjolli erdhi nga Reali me një seri problemesh fizike, të cilat e kanë penguar deri më sot që të debutojë me klubin francez. Ndeshjen e fundit zyrtare, ish-kapiteni i madrilenëve e ka luajtur në 5 maj, kur Reali u mund nga Chelsea në gjysmëfinalen e Champions-it.
Por aktivizimi i tij sot në “Etihad” nuk është vendosur ende nga trajneri Pochettino. “Nuk e di. Është e rëndësishme që të shohim progresin e tij. Një gjë është të stërvitesh, një tjetër gjë është të luash në këtë nivel”, tha tekniku argjentinas në konferencë. /Demokracia.com