Sport
Futbollisti shqiptar shënon dy gola ndaj Crvena Zvezdës
Demokracia
09:19 | 24 Nëntor 2021

Share:

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani po përjeton momentin e tij te Empoli.

Sulmuesi kuqezi premton për një të ardhme të ndritur, pasi edhe pse vetëm 19 vjeç po arrin të aktivizohet me ekipin e parë të Empolit në Serinë A.

Mbrëmjen e djeshme hyri si zëvendësues kundër Veronës, ndërsa sot merr rolin e protagonistit me skuadrën U19.

Empoli U19 ka mposhtur me shifrat e thella 5:0 Cërvena Zvezdën e Beogradit, ku dy gola mbajnë firmën e mesfushorit shqiptar. Asllani ka tundur fillimisht rrjetën e serbëve në minutën e 16-të, ndërsa golin e dytë personal e shënoi në minutën e 65-të nga pika e bardhë.

Empoli eliminon kështu Cërvena Zvezdën me rezutatin e përgjithshëm 6:1 në Youth League, e cila është ekuivalentja e Champions League-s për moshat U19. /Demokracia.com

Të ngjashme