Sport
Man Unitedi fiton dhe kualifikohet tutje, Bayerni triumfon ngushtë te Dynamo Kiev
Demokracia
20:53 | 23 Nëntor 2021

Share:

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Manchester Unitedi ka shënuar fitore të madhe në Grupin F, duke e mposhtur Villarrealin me rezultat të pastër 0-2, shkruan Demokracia.com.

“Djajtë e Kuq” për golin e parë u desh të presin deri në minutën e 78-të kur Cristiano Ronaldo gjeti rrugën e golit.

12 minuta më vonë, Sancho “vulosi” fitoren e madhe të Man Unitedit që tani pozicionohet në vendin e parë me dhjetë pikë, tri më shumë se Villarreali.

Manchester United me këtë triumf ka siguaruar edhe matematikisht kualifikimin tutje.

Ndërkohë, Bayern Munich ka fituar gjithashtu në udhëtim te Dynamo Kievi.

“Bavarezët” ndonëse kohë më parë siguruan kalimin tutje, fituan 1-2 në Ukrainë me golat e Lewandowskit (15’) dhe Coman (43’).

Për vendasit golin e vetëm e realizuan në minutën e 70-të me anë të Garmash. /Demokracia.com

Të ngjashme