Ole Gunnar Solskjaer ka shumë gjasë të kthehet në Norvegji për ta marrë drejtimin ekipi kombëtar norvegjez.
Solskjaer mbeti pa punë pasi u shkarkua nga Manchester Unitedi para pak ditësh pas humbjes zhgënjyese kundër Ëatfordit 4-1 në udhëtim, përcjell Demokracia.com.
Sipas raportimeve të mediave në Ishull, Solskjaer mund ta bëhet trajner i Norvegjisë.
Solskjaer mund të punësohet te Norvegjia, për faktin se këta të fundit dështuan të kualifikohen në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Skuadra kombëtare e Norvegjisë mund të kryesonte grupin në ndeshjen e fundit, por pësuan 2-0 nga Holanda në udhëtim duke mbetur edhe pa “Play-Off”.
Norvegjia nuk ka qenë në një Kupë të Botës nga viti 1998, por me lojtarë si Erling Haaland dhe Martin Odegaard në skuadër, padyshim gjasat janë të mëdha që shumë shpejt të marrin pjesë në evenimente madhore. /Demokracia.com