Sport
Tetova: Udhëtuam për rezultat pozitiv dhe ia arritëm, Dukagjini nuk respektoi “Fair-Play”-in
Demokracia
15:45 | 23 Nëntor 2021

Share:

Ulpiana ka dalur me një pikë nga stadium “18 Qershori” në Klinë pas barazimit me Dukagjinin.

Dukagjini dhe Ulpiana barazuar 1-1 në kuadër të javës së 15-të kampionale në elitën e futbollit kosovar, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova deklaroi pas ndeshjes se barazimi në Klinë ishte rezultat pozitiv dhe se për këtë edhe kishin ardhur.

Ndërkaq, pati edhe kritika për futbollistët e Dukagjinit, pasi sipas tij ata nuk respektuan rregullin e “Fair-Play”-t.

“Kishim ardhur për një rezultat pozitiv dhe e arritëm qëllimin. Për mua, Ulpiana e ka fituar ndeshjen pasi lojtarët e Dukagjinit nuk e respektuan rregullin e “Fair-Play”-t kur shënuan golin e barazimit. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit që ka treguar rritje në secilën xhiro dhe do të presim ndeshjet e radhës për t’u përmirësuar edhe më shumë”, ka thënë Tetova për Art Sport. /Demokracia.com

Të ngjashme