Sport
Dallku pas barazimit me Ulpianën: Nuk konkretizuam rastet, nuk është rezultat pozitiv për ne
Demokracia
15:20 | 23 Nëntor 2021

Share:

Dukagjini nuk ka arritur më shumë se një barazim në duelin e javës së 15-të kampionale kundër Ulpianës.

Dukagjini dhe Ulpiana barazuan 1-1 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku pas ndeshjes u shpreh se skuadra e tij nuk konkretizoi rastet që kishte, ndërsa ka përgëzuar lojtarët për angazhimin.

“Nuk i konkretizuam rastet, pranuam golin dhe pastaj u angazhuam për ta shënuar golin e barazimin që e arritëm, por nuk e fituam edhe ndeshjen përkundër rasteve të shumta. Ndeshjet e tilla duhet t’i përfundojmë më shpejtë. Golin e pranuam pas një gabimi në vendosje. Por, jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve që nuk u dorëzuan përkundër disavantazhit”, ka thënë Dallku për Art Sport.

Dallku pohoi se barazimi nuk ishte rezultat pozitiv për Dukagjinin.

“Nuk është rezultat pozitiv për ne, por e fituam një pikë. Nuk po jemi me cinik para portës dhe kjo po na dënon shumë. Na mbetet të punojmë dhe të jemi më efektiv për ndeshjet tjera”, shtoi ai. /Demokracia.com

Të ngjashme