Prishtina ka arritur të marrë një fitore me peshë në Superligën e Kosovës në futboll pasi e ka mposhtur sot Feronikelin 2:0 në sfidën e zhvilluar në “Fadil Vokrri” në kuadër të javës së 15-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll.
Leonit Abazi dhe Bleart Tolaj kanë realizuar për bardhekaltrin për t’i dhënë tri pikë të cilat e qojnë në kuotën e 21 pikëve në tabelë.
Në anën tjetër Feronikeli vazhdon me krizën për të mbetur I fundit në tabelë.
Në takimin tjetër Dukagjini e Ulpiana kanë luajtur baras 1:1, për t’i ndarë kështu pikët. Të dy këto skuadra duket se synimin e vetëm sivjet do ta kenë mbetjen në shoqërinë elite të futbollit. /Demokracia.com