Lajme
Qeriqi së bashku me 10 veteranë të tjerë nesër para gjykatës
Demokracia
21:37 | 18 Shkurt 2021

Share:

Njëmbëdhjetë veteranë dhe invalid të UÇK-së nesër do të paraqiten para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Për të katërtën herë me radhë, njëmbëdhjetë veteranë dhe invalidë të UÇK-së do të paraqiten para Gjykatës Themelore në Prishtinë, për protestën e gushtit të vitit 2015.

Këtë e ka bërë të ditur njëri ndër organizatorët e protestës së asaj kohe, Xhevdet Qeriqi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan Demokracia.com.

Sipas tij, të gjithë akuzohen për organizimin e kësaj proteste.

Postimi i plotë i Qeriqit, pa ndërhyrje:

Për, nesër me datë 19.02.2021, e kemi marrë ftesen nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të paraqitemi, në seancën e katërt të radhës.

Pjesë e Aktakuzës, jemi Njëmbëdhjetë, Veteran dhe Invalid të UÇK- së.

Pra, ne të gjithë akuzohemi për organizimin e Protestestës të Veteranëve e cila ishte mbajtur në Prishtinë, ku përmes atij organizimi, ne i kërkonim të drejtat ligjore për kategoritë e luftës të UÇK-së. Pra saktesisht bëhet fjalë për Protestën e Gushtit të vitit 2015. /Demokracia.com/

Për, nesër me datë 19.02.2021, e kemi marrë ftesen nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të paraqitemi, në seancën e…

Posted by Xhevdet Qeriqi on E enjte, 18 Shkurt 2021

Të ngjashme