Java e 15-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll luhet në mesjavë e e cila pritet të sjellë disa përballje tejet joshëse, shkruan Demokracia.com.
Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë tek ndeshja e nesërme kur ballafaqohen rivalët e mëdhenj Gjilani e Drita.
Megjithatë, kjo xhiro nis sot me ndeshjen Prishtina – Feronikeli që luhet nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Prishtina në këtë takim hyn pas barazimin dëshpërues me Dukagjinin, ndërsa Feronikeli pas humbjes në shtëpi nga Malisheva, kështu që pikët këtë herë janë tejet të nevojshme për të dyja skuadra dhe me të drejtë pritet ndeshje e fortë.
Ndeshja e dytë është ajo ndërmjet Dukagjinit e Ulpianës dy skuadra këto që synim e kanë mbijetesën.
Se kush do të festojë në fund mbetet të shihet por një është e sigurt lufta në fushë do të jetë e madhe. /Demokracia.com