Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar për rastin e pretenduar të mosshërbimit të disa të rinjve në një kafiteri të qytetit, duke thënë se në Kosovë nuk ka vend për kurrfarë diskriminimi.
Në llogarinë e tij në Facebook, Gjini ka publikuar një fotografi ku shihet duke pirë kafe bashkë me një pjesëtar të komunitetit rom.
Postimi i plotë:
Unë po pi kafe me Florentin!
Florenti është një djalë i jashtëzakonshëm, mik dhe mbështetës i imi në zgjedhjet e fundit.
Në vendin tonë nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi.
Le të nxjerrim mësim të gjithë dhe të mos i përsërisim gabimet. Na kushtojnë të gjithëve! /Demokracia.com/