Sport
Skena të dhunshme në futbollin kroat: Sulmuesi feston golin dhe provokon tifozët, huligani zbret në fushë për të “qëruar hesapet”
Demokracia
13:20 | 22 Nëntor 2021

Share:

Rijeka dhe Hajduku luajtën derbin e madh të Adriatikut në të cilën skuadra nga Spliti fitoi 3-2 në elitën e futbollit të Kroacisë.

Por, përveç futbollit të mirë, ndeshja u përcoll edhe me incidente dhe ndërhyrje të tifozëve në fushën e lojës, përcjell Demokracia.com.

Sulmuesi i Hajdukut të Splitit, kroat, Marko Livaja, pas golit të avantazhit në fundin e pjesës së parë festoi dhe provokoi tifozët vendas.

Këta të fundit nuk i pritën aspak mirë veprimet e sulmuesit kroat, derisa fillimisht hodhën shishe e gjëra të tjera në drejtim të tij.

Kur u mendua se gjithçka mbaroi aty dhe nisi loja sërish, një tifoz i Rijekës zbriti në fushë dhe vrapoi drejt Livajës në tentim për ta sulmuar.

Megjithatë, ai në fund u pengua nga lojtarët e tjerë të skuadrave, ndërsa Livaja u largua në një pjesë tjetër të fushës për të evituar një incident më të madh.

Më poshtë mund ta shikoni videon e cila ka bërë bujë në rrjetet sociale. /Demokracia.com

Të ngjashme