Sport
Notat e lojtarëve: Inter 3-2 Napoli, Amir Rrahmani ndër më të vlerësuarit te mysafirët
Demokracia
21:14 | 21 Nëntor 2021

Share:

Derbi i javës së 13-të në Serinë A italiane i ka takuar Interit që ka triumfuar kundër Napolit.

“Neurazzurët” fituan 3-2 në stadiumin “Giuseppe Meazza” ndaj napolitanëve me përmbysje në rezultat, shkruan Demokracia.com.

Futbollisti i Interit, Ivan Perishiq është vlerësuar lojtari me notën më të lartë nga sajti “SofaScore”.

Perishiq mori notën 7.9, ndërsa te Interi u dalluan edhe Çalhanoglu (7.7) dhe Correa (7.2).

Mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani që u aktivizua 90 minuta, mori notën 6.8,, ndërsa ishte ndër më të vlerësuarit te napolitanët.

Të ngjashme