Sport
Solskjaer “shpërthen” në lot gjatë intervistës emocionale, pas shkarkimit nga Manchester United
Demokracia
19:34 | 21 Nëntor 2021

Share:

Ole Gunnar Solskjaer ka “shpërthyer” në lot teksa donte të shfrytëzonte rastin për të shprehur vlerësimin e tij për lojtarët, stafin, tifozët dhe të gjithë të lidhur me Manchester Unitedin gjatë intervistës së fundit.

Trajneri norvegjez, i cili mori drejtimin e skuadrës angleze në dhjetor të vitit 2018 pas shkarkimit të Jose Mourinhos, u lirua nga detyra të dielën (sot) në mëngjes pas humbjes zhgënjyese 4-1, përcjell Demokracia.com.

Pas gati tri vitesh në krye, Solskjaer vendosi të japë një mesazh largimi për të gjithë ata që lidhen me klubin. Ishte një bisedë tepër prekëse dhe emocionale.


Llogaria zyrtare e klubit në Tëitter ka postuar dy video nga intervista. Siç mund ta shihni në pamjet, Solskjaer është prekur në lot kur flet për trajnerin e ekipit të parë Michael Carrick .

Ai gjithashtu foli për bisedën që pati me skuadrën e United në terrenin stërvitor të Carrington të dielën në mëngjes.

“Siç u kam thënë edhe këtë mëngjes, besoni vetes, ju e dini që ne jemi më të mirë se kaq”, thotë ai.

“Ne nuk kemi qenë në gjendje ta tregojmë këtë, por dalim, kënaqemi duke qenë lojtar i Manchester Unitedit, Liga e Kampionëve, skena më e madhe”.

“Nëse dhe kur fitoni ndeshjen, do të kaloni në raundin tjetër, Michael [Carrick] do të jetë në krye. Michael, kam respektin më të madh [për], e dua Michael deri në fund”.

“Unë jam duke u bërë emocional tani sepse ai është top… ata do të jenë mirë. Unë do t’i shikoj dhe do t’i mbështes”, tha mes tjerash Solskjaer. /Demokracia.com

Të ngjashme