Sport
Mbyllet pjesa e parë: Interi e përmbysi Napolin për të shkuar në pushim me avantazh
Demokracia
18:49 | 21 Nëntor 2021

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në derbin e javës në Serie A ndërmjet Interit dhe Napolit.

Pjesa e parë në “Giuseppe Meazza” në Milano është mbyllur 2-1 në favor të Interit, shkruan Demokracia.com.

Por, të parët që gjetën kuadratin e portës ishin mysafirët që kaluan në avantazh në minutën e 17-të me anë të Zielinskin.

Ky i fundit realizoi gol fantastik nga largësia.

Megjithatë, Interi u rikthye shpejt në lojë kur Çalhanoglu u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 25-të.

Ndërsa, përmbysjen në rezultat e bëri kroati, Perishiq që shënoi në minutën e 44-të.

Në këtë sfidë shumë interesante është në fushë edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

Futbollisti “dardan” u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35-të. /Demokracia.com

Të ngjashme