Sport
Me tre gola të shënuar, mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Granada – Real Madrid
Demokracia
17:07 | 21 Nëntor 2021

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen e javës së 14-të në La Liga midis Granadës dhe Real Madridit.

Los Blancos ka mbyllur fraksionin e parë të lojës me rezultat 1-2 në favor të tyre në “Estadio Nuevo Los Carmenes”, shkruan Demokracia.com.

Serinë e golave për “mbretërit” e ka hapur Marco Asensio që kaloi Real Madridin në avantazh në minutën e 19-të.

Nacho Fernandez dyfishoi shifrat gjashtë minuta më vonë. Toni Kroos u përkujdes të luajë rolin e asistuesit në dy golat e skuadrës së tij.

Megjithatë, Granada u rikthye në lojë dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e 45 minutave të para kur shënoi Suarez, me ndihmën e Casemiros që devijoi topin për ta dërguar në rrjetë.

Vendasit kishin edhe disa gjysmë raste tjera për ta barazuar rezultatin, por që nuk arritën synimin. /Demokracia.com

Të ngjashme