Kryendeshja e javës së 13-të në kampionatin elitar italian luhet sonte në qytetin e modës, në Milano.
Interi dhe Napoli do të sfidohen për të njëjtin qëllim, arkëtimin e pikëve maksimale, shkruan Demokracia.com.
Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani do të startojë nga minuta e parë për napolitanët në këtë përballje shumë të vështirë.
Napoli ka 32 pikë në vendin e parë, ndërsa në rast të fitores do të distancohej tri pikë nga Milani.
Kurse, “Neurazzurët” me një fitore eventuale do të afroheshin në katër pikë me Milanin në vendin e dytë dhe Napolin lider.
Ndeshja në “Giuseppe Meazza” fillon nga ora 18:00.
Formacionet zyrtare:
Inter: Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Lautaro Martinez
Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian Ruiz; Lozano, Zielinski, Insigne; Osimhen. /Demokracia.com