Manchester City ka arkëtuar pikët maksimale në përballjen kundër Evertonit, e vlefshme për javën e 12-të në Premierligë.
“Qytetarët” fituan bindshëm 3-0 ndaj skuadrës mysafire në “Etihad Stadium”, shkruan Demokracia.com.
Golin e parë për Cityn e konkretizoi anësori, Raheem Sterling kur po shënohej minuta e 44-të.
City e nisi furishëm pjesën e dytë, ndërsa pas dhjetë minutave gjetën golin e dytë me anë të Rodrit.
Ndërsa, katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e duelit, Bernardo Silva “vulosi” triumfin e Cityt.
Manchester City ngritet në vendin e dytë me 26 pikë, tri më pak se Chelsea lider.
Kurse, Evertoni ka 15 pikë në pozitën e 11-të. /Demokracia.com