Sport
Tabela e Superligës: Gjilani lider pas javës së 14-të, Llapi i afrohet shumë kreut
Demokracia
15:38 | 21 Nëntor 2021

Share:

Me përballjen e vetme të ditës së sotme në Merdare ndaj Llapit dhe Ballkanit (4-1) është mbyllur java e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani i Ismet Munishit është bërë lider i elitës së futbollit kosovar pas 14 xhirove me 25 pikë, aq sa ka edhe Drita, por që ka goldallim më të dobët, shkruan Demokracia.com.

Llapi me fitoren 4-1 kundër Ballkanit është ngritur në vendin e katërt me 21 pikë, vetëm katër larg pozitës së liderit.

Ndërkaq, Ballkani bie në pozitën e tretë me 24 pikë të grumbulluara.

Malisheva, Dukagjini dhe Feronikeli janë tri skuadrat e fundit në renditjen tabelore. /Demokracia.com

TABELA:

Të ngjashme