Boksieri shqiptar Florian Marku do të ngjitet mbrëmjen e së shtunës në ring, për herë të parë si kampion, ku do të duelojë ndaj francezit Jorick Luisetto.
Në këtë sfidë, që do të zhvillohet në stadiumin “SSE Arena” të Londrës, ai do të mbrojë titullin IBF International, fituar dy muaj më parë.
Sot, Marku ka kryer peshimin dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Boksieri shqiptar duket në formë të mirë dhe synon të qëndrojë i pamposhtur (9 fitore, 1 barazim). “Peshimi shkoi shumë mirë dhe me ndihmën e Zotit çdo gjë është gati për nesër. Jam përgatitur shumë për këtë sfidë”, shkruan Florian Marku në rrjetet sociale.
Pas peshimit, ai doli “ballë për ballë” me rivalin e tij francez (11 fitore, 2 humbje për Luisetto). /Demokracia.com