Ricardo Pecini është një ndër skautët më të mirë që ka punuar në futboll duke zbuluar disa nga talentet më të mëdha që sot janë bërë kampionë.
Në një intervistë për ‘’Goal.com’’, Pecini ka rrëfyer se si e zbuloi Luka Modriç në vitin 2003 kur ishte pjesë e Dinamo Zagrebit, por i huazuar tek Zrinjski Mostar. 43-vjeçari shprehet se u habit kur pa sa i vogël fizikisht ishte Modriç, por kishte talent të jashtëzakonshëm në fushë.
“Kur e pashë për herë të parë, ai po luante në Bosnje dhe mbeta në gjendje shoku sepse ai ishte vetëm një fëmijë, më pak se gjysma e moshës së lojtarëve të tjerë. Megjithatë, ai kishte një talent të jashtëzakonshëm.
Më pas, ne e kërkuam atë për dy vjet dhe sa më shumë ai rritej, aq më e lehtë bëhej për të, të luante në një ligë ku nuk ishte e lehtë për fëmijët e vegjël fizikisht. Nga aty u bë i njohur dhe ne e ndoqëm nga afër rrugëtimin dhe zhvillimin e tij, por që në ditën e parë që e pashë duke luajtur, u binda se kisha parë një kampion.
Damien erdhi me mua për ta parë katër ose pesë herë. Ne folëm me djalin. Më pas, në momentin që erdhi për të marrë një vendim, presidenti i Tottehamit, Danel Levi dhe Damien bënë shumë mirë që e bindën Dinamon që ta na e jepte neve, sepse si klient, Dinamo nuk ishte e lehtë për t’u përballur”, u shpreh Pecini. /Demokracia.com