Nga ora 20:30 luhet sonte sfidë e javës së 12-të në Bundesliga I të Gjermanisë, shkruan Demokracia.com.
Ausburgi e pret kampionin aktual Bayern Munich në një sfidë ku pritet fitore e sigurt e Bayernit, dhe vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që të ndodh ndryshe.
Tashmë gjithçka është gati dhe të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, derisa titullar te Ausburgu, do të luajë futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Andi Zeqiri.
Më poshtë gjeni formacionin zyrtar: