Sport
Dallku pas barazimit: Mund ta fitonim ndeshjen, patëm raste shumë më të mira se Prishtina
Demokracia
15:21 | 19 Nëntor 2021

Share:

Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e xhiros së 14-të në Superligë.

Prishtina ka barazuar pa gola me Dukagjinin në “Fadil Vokrri”. Pas ndeshjes, trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku për “Artsport”  ka thënë se është shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Jemi të kënaqur me lojën, por edhe mund ta fitonim ndeshjen me rastet që patëm. I përgëzoj futbollistët e mi për angazhimin e tyre. Patëm raste shumë më të mira se kundërshtari, shpresoj të kemi vazhdimësi”, tha Armend Dallku.

Pas këtij barazimi, Prishtina ka 18 pikë në vendin e pestë, ndërsa Dukagjini mbetet në pozitën e tetë me 15 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme