Sport
Ndërhyrja e vitit: Kualifikueset e Botërorit sollën një ngjarje komike në ndeshjen Kanada – Kosta Rika
Demokracia
15:16 | 18 Nëntor 2021

Share:

Hyrja e tifozëve në fushën e lojës për pak sekonda famë ka filluar të bëhet normalitet në vende të ndryshme gjatë ndeshjeve të futbollit.

Por një tifoz në Kanada ka qenë me të vërtetë i pafat, pasi është ndeshur me stjuardin e gabuar.

Në videon që është shpërndarë në rrjetet sociale si “ndërhyrja e vitit”, shihet momenti kur një tifoz u fut në fushë gjatë ndeshjes mes Kanadasë dhe Kosta RIkës, të vlefshme për kualifikueset e Botorit të zonës së Amerikës së Veriut dhe Qendrore. Stjuardët në stadiumin e Edmonton u vunë menjëherë në ndjekje të tij  por ai vrapoi drejt portës.

Gjithsesi, nuk ishte i shpejtë sa duhet dhe u arrit nga një prej stjuardëve i cili me një ndërhyrje të jashtëzakonshme e bllokoi dhe e përplasi në tabelat e reklamave, duke e shtrirë më pas në tokë. /Demokracia.com

Të ngjashme