Një tifoz i Anglisë u gjet i vdekur në një kanal në Venecia përpara përballjes së “Tre Luanëve” kundër San Marinos.
Sipas miqve të tij, ai nuk e kishte humbur asnjë ndeshje të Anglisë nga viti 1990, njofton TheSun, përcjell Demokracia.com.
Kevin Norman, 60-vjeçari u identifikua nga një kartë personale e gjetur në xhepin e tij, pasi një kalimtar e vuri re të ndjerin mbi ujë në kanalin e Venecias.
Norman, nga Ëatfordi ishte nisur për në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës të Anglisë kundër San Marinos të hënën në mbrëmje, por vdiq rreth 16 orë para ndeshjes.
Në vendngjarje shkuan zjarrëfikësit dhe trupi i tij i pajetë u dërgua në breg, ku u konstatua i vdekur.
Policia italiane ka pyetur miqtë që ishin me të dhe oficerët për rrethanat në pritje të rezultateve të një ekzaminimi pas vdekjes. /Demokracia.com