Mohamed Salah cilësohet si lojtari më i mirë në botë për momentin dhe paraqitjet e tij me Liverpoolin kanë mahnitur tifozët në mbarë botën.
Por nuk janë vetëm tifozët ata që janë mahnitur nga paraqitjet e Salah, shkruan Demokracia.com.
Mohamed Salah në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022” me Egjiptin u “sulmua” nga lojtarët e Gabonit të cilët dëshironin fanellën e yllit egjiptian.
Pavarësisht humbjes 1-2, lojtarët e Gabonit dukeshin më të fokusuar për ta fituar fanellën e Salah pas ndeshjes.
29-vjeçari po përpiqej të dilte nga fusha, por ishte rrethuar nga disa lojtarë që donin fanellën e tij.
Megjithatë, ai e trajtoi situatën shkëlqyeshëm dhe u duk sikur po bënte gjestikulim se tashmë ia kishte premtuar fanellën dikujt tjetër.
Më poshtë mund t’i shikoni pamjet. /Demokracia.com
Bro @MoSalah whose mans is this ? pic.twitter.com/hWvmDwOo5s
— Pharaohs XI ?? (@PharaohsXI) November 17, 2021