Sport
Emërimi i Ibrakoviqit te Prishtina bëhet lajm edhe në Bosnje e Hercegovinë
Demokracia
09:48 | 18 Nëntor 2021

Share:

Klubi më i madh në vend, Prishtina ka konfirmuar mbrëmë zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri, i cili do ta zëvendësojë Zekirija Rmadanin e shkarkuar.

Prishtina ka vendosur që t’ia besojë punën trajnerit të mirënjohur nga Bosnje e Hercegovina, Abdulah Ibrakoviq.

Ardhja e trajnerit boshnjak te Prishtina, ka bërë jehonë të madhe edhe në Bosnje.

“Ibrakoviq ka një klub të ri, ai po largohet nga Austria. Ibrakoviq do të marrë Prishtinën nga Kosova”, thuhet në fillim të artikullit të publikuar nga “reprezentacija.ba”.

Ibrakoviq mori Kapfenbergun në gusht të vitit të kaluar dhe drejtoi ekipin në 51 ndeshje.

Ai ka regjistruar 19 fitore, shtatë barazime dhe 25 humbje.

Trajneri boshnjak ka nënshkruar kontratë të re me Prishtinën, e cila është në vendin e gjashtë pas 13 xhirove të Superligës së Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme