Prishtina ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët me trajnerin, Zekirija Ramadanin.
Klubi më i trofeshëm kosovar këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, shkruan Demokracia.com.
“FC Prishtina dhe trajneri Zekirija Ramadani e ndërpresin bashkëpunimin. FC Prishtina njofton “Plisat” dhe opinion futbolldashës që e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e kampionëve.
Tekniku nga Shkupi iu bashkua Prishtinës në shtator të vitit 2020.
Ai së bashku me stafin e tij arriti që te Prishtina ta rikthejë titullin pas tetë edicioneve.
Ramadani është një ndër trajnerët më të suksesshëm që ka punuar në Kosovë, pasi me tri skuadra të ndryshme e ka fituar titullin kampion, Prishtinën, Trepçën ’89 dhe Feronikelin. /Demokracia.com