Ekipi nga Kosova ka siguruar medaljen e bronztë në turneun “IESF World Championship” në sportet elektronike.
Skuadra kosovare zuri vendin e tretë në video-lojërën “Dota 2”, njofton Federata Esports Kosova, shkruan Demokracia.com.
Në garë për vendin e tretë, ekipi përfaqësues i Kosovës mposhtën Hungarinë.
Kjo federatë ka njoftuar se djemtë e Kosovës nesër (e enjte) do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Kupës.
Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):
KOSOVA SIGURON MEDALJE NE DOTA2.
Me fitoren kunder Hungarise Kosova siguroi TOP 3 ne IESF World Championship Eilat 2021.
Neser ata do te vazhdoje rrugetimin e tyre drejt kupes kunder Çekise. /Demokracia.com