Drita ka vazhduar me përgatitjet e radhës, ndërsa është rikthyer në Kosovë pak ditë para ndeshjes kampionale kundër Drenicës.
“Bardhekaltrit” shfrytëzuan disa ditë nga pushimi ndërkombëtar, derisa u zhvendosën në qytetin bregdetar të Shqipërisë për të vazhduar përgatitjet, shkruan Demokracia.com.
Drita të shtunën do të mirëpres Drenicën në kuadër të xhiros së 14-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Nënkampionia në fuqi sot ka mbajtur një seancë stërvitore në Gjilan para ndeshjes.
Në fotografitë e publikuara në faqen zyrtare, duket atmosferë e mirë në kampin gjilanas për kësaj sfide të vështirë, por shumë të rëndësishme. /Demokracia.com