Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani ka zënë vendin e tetë në mesin e futbollisteve më të mira të botës.
Sipas votave të lexuesve në uebfaqen e Goal.com, Asllani ka qenë e teta më e votuara, shkruan Demokracia.com.
Mesfushorja nga Mitrovica që luan te klubi i Real Madridit dhe është reprezentuese e Suedisë e fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike pas disfatës në finale nga Kanadaja në penallti.
E para në listën e Goal ishte Alexia Putellas që mbron ngjyrat e Barcelonës dhe që përfaqëson Spanjën.
Kosovare Asllani është pjesë edhe e Kombëtares së Suedisë te femrat. /Demokracia.com