Sport
Kupa e Shqipërisë: Këto janë skuadrat që siguruan sot kalimin në çerekfinale
Demokracia
17:45 | 17 Nëntor 2021

Share:

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Shqipërisë.

Kampionia në fuqi i kësaj gare, Vllaznia, është një nga skuadrat që sigurojë kalimin në çerekfinale, pas fitores së thellë 6-1 ndaj Pogradecit.

Kalimin në çerekfinale e kanë siguruar edhe Flamurtari, Egnatia, Laçia, Partizani, Skënderbeu dhe Teuta.

Rezultatet e regjistruara nga shtatë ndeshjet e zhvilluara sot:

Kastrioti 2 – 4 Flamurtari (0-0 ndeshja e parë).

Kukësi 1 – 0 Egnatia (1-3 ndeshja e parë).

Laçi 1 – 1 Tomori Berat (1-0 ndeshja e parë).

Partizani 2 – 0 Besëlidhja Lezha (1-0 ndeshja e parë).

Skënderbeu 2 – 2 Bylis (3-2 në penallti) – (1-1 ndeshja e parë).

Teuta 2 – 0 Korabi Peshkopi (1-0 ndeshja e parë).

Vllaznia 6 – 1 Pogradeci (2-0 ndeshja e parë).

Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave ishte fituar 2-0 nga Dinamo. /Demokracia.com

Të ngjashme