Sport
“Shpërthen” portierja e Iranit që u akuzua se ishte burrë: Mëkati im i vetëm është se nuk jam e bukur
Demokracia
15:46 | 17 Nëntor 2021

Share:

Kishte polemika të mëdha pas ndeshjes Jordani – Iran në eliminatoret e Kupës së Azisë për femrat, pasi portierja e Iranit u akuzua se ishte burrë.

Kombëtarja e Iranit u kualifikua në Kupën e Azisë 2022, pasi pas penalltive fitoi ndaj Jordanisë, shkruan Demokracia.com.

Heroina e kësaj ndeshjeje ishte Zohreha Kudeji, e cila u akuzua se ishte burrë.

Jordanezët pretendojnë se ajo ishte mashkull, derisa kjo nuk është hera e parë që ajo u ndesh me këso probleme.

“Mëkati im i vetëm është se nuk jam e bukur”, tha Zohreha.

Mediat iraniane raportojnë se Kudeji ka lindur në vitin 1989 dhe se ajo është natyrisht një grua.

Të ngjashme