Sport
Finlanda dështon kualifikimin në “Katar 2022”, Franca i bën “nder” Ukrainës
Demokracia
22:47 | 16 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e Finlandës ka dështuar të kualifikohet në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kjo për faktin se pësuan humbje 0-2 nga Franca e cila këtë ndeshje e zhvilloi vetëm për “statistika”, shkruan Demokracia.com.

Humbjen e skandinavëve e shfrytëzoi në maksimum Ukraina e cila e mposhti Bosnjën e Hercegovinën me të njëjtin rezultat për ta siguruar vendin e dytë që dërgon në “Play-Off”.

Franca ka 18 pikë në vendin e parë, Ukraina është e dyta me 12 pikë, një më shumë se Finlanda.

Kazakhistani mbyll tabelën me vetëm tri pikë në total në kuadër të Grupit D. /Demokracia.com

Të ngjashme